Sistemi i Gjendjes Civile jashtë funksionit për të dytën ditë
BKT
Kosovë

Sistemi i Gjendjes Civile jashtë funksionit për të dytën ditë

V.Th / RTKLive

Kolegjiumi i Drejtorëve Komunalë për Administratë, në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj ndërprerjes së vazhdueshme të shërbimeve të Gjendjes Civile në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, tashmë për të dytën ditë me radhë.

Në reagim thuhet se ky paralizim është shkaktuar nga mosfunksionimi i sistemit qendror të rrjetit, i cili është nën përgjegjësinë ekskluzive të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Regjistrit Civil. Komunat nuk kanë asnjë kompetencë teknike apo administrative mbi këtë sistem.

 

Kolegjiumi thekson se kjo situatë po krijon vështirësi serioze për qytetarët, të cilët kanë nevojë për dokumente dhe shërbime esenciale të gjendjes civile.

Për çdo zhvillim të ri lidhur me funksionalizimin e sistemit dhe rikthimin e shërbimeve, qytetarët do të informohen me kohë.


MË SHUME NGA Kosovë