Limaj për rastin në Lipjan: Duhet përgjegjësi nga drejtuesit policor
BKT
Kosovë

Limaj për rastin në Lipjan: Duhet përgjegjësi nga drejtuesit policor

V.S/RTKlive

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj sot foli edhe për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan, që tha se rasti ndodhi në duart e shtetit.

“Unë pres përgjegjësi nga lart deri poshtë. Ndoshta është një moment të shikohet mirë si është gjendja në Policinë e Kosovës. Ka plot djem e vajza që na nderojnë e na bëjnë krenarme punën e tyre, ama kjo nuk na ndalon që ka individë brenda asaj policie të cilët duhet të rishikohen mirë a janë për atë vend ku janë, duke e ruajtur gjithmonë integritetin e policit. Ngjarja, siç ka ndodhur, ka ndodhur në duart e njerëzve të shtetit e duhet të merret përgjegjësi publike nga drejtuesit policor”, tha Limaj.


MË SHUME NGA Kosovë