Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan
BKT
Kosovë

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

K. K. / RTKlive

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se kanë filluar punimet për shenjëzimin horizontal të rrugëve në këtë qytet.

Sinjalizimi po bëhet me qëllim të përmirësimit të qarkullimit rrugor dhe ngritjes së sigurisë për qytetarët.

Për të parë ecurinë e punëve rreth sinjalizimit, në terren ka dalë kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili tha se puna nuk ndalet as pas mesnate. 

Ai tregoi se “mbrëmë vonë pamë nga afër sinjalizimin e ri në rrugën ‘15 Qershori’, ngjyrë cilësore, dykomponentëshe, me reflektim të lartë dhe garanci 24 muaj”.

“Vazhdojmë së shpejti edhe në rrugët e tjera të qytetit, me sinjalizim dhe shirit për biçikleta”, tha Hyseni, bëhet me dije në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë