Shahini: Sivjet kemi rritje të numrit të nxënësve për shkolla profesionale
BKT
Kosovë

Shahini: Sivjet kemi rritje të numrit të nxënësve për shkolla profesionale

K. K. / RTKlive

Samir Shahini, drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës, bëri me dije se ka rritje të vogël të interesimit të nxënësve për shkollat profesionale në vitin 2025.

Sipas tij, si rezultat i një fushate promovuese, për Shkollën e Hotelerisë dhe Turizmit, Shkollën Teknike “28 Nëntori”, Shkollën e Mesme Bujqësore.

Ai në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK përmendi ndryshimet në kriteret e regjistrimit.

“Këtë vit është aplikuar një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën e pranimit të nxënësve. Kriteri kryesor ka qenë që nxënësit duhet ta kenë përfunduar shkollën fillore në Prishtinë për të pasur përparësi në regjistrim”, tha ai.

Ndër të tjera, tregoi se ky kriter nuk është pritur mirë nga nxënësit dhe prindërit jashtë Prishtinës, sidomos ata në Fushë-Kosovë dhe Obiliq.

Po ashtu, ai tha se ka pasur interesim më të madh në drejtime të përgjithshme të shkencave të natyrës, në shkenca gjuhësore dhe në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.


MË SHUME NGA Kosovë