Bëhet zbulimi i muranës së komandant Gani Paçarizit - “Rrezikut”
BKT
Kosovë

Bëhet zbulimi i muranës së komandant Gani Paçarizit - “Rrezikut”

K. K. / RTKlive

 Sot është mbajtur ceremonia e zbulimit të “Muranës së Rrezikut” në nderim të 27-vjetorit të rënies së dëshmorit Gani Paçarizi - “Rreziku”, te vendi i rënies së tij në rrugën Fortesë-Sapniq.

 Me këtë rast kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se “Paçarizi është personalitet simbol, i përpjekjes, guximit, trimërisë, përkushtimit dhe pastërtisë së luftës së UÇK-së”.

“Gani Paçarizi nuk është futur rastësisht në luftë, por ka qenë herët i rreshtuar drejt dhe i organizuar në kuadër të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës”, tha ai.

Ndër të tjera, Latifi tha se ai ka qenë i sinqertë, i pastër e i drejtë dhe i pakompromis për ta luftuar të keqën.

“Paçarizi është një personalitet i cili simbolizon dhe reflekton më së miri atë porosinë që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër. Asnjë kompromis ai nuk ka bërë me të keqen e këtij vendi”, tha Latifi.


MË SHUME NGA Kosovë