Komuna e Drenasit përzgjidhet partner i ri i ReLOaD3
BKT
Kosovë

Komuna e Drenasit përzgjidhet partner i ri i ReLOaD3

V.Th / RTKLive

Komuna e Drenasit zyrtarisht është përzgjedhur si partner i ri i Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3 në Kosovë, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Në njoftimin e Komunës thuhet se përzgjedhja e Komunës së Drenasit në mesin e një numri të kufizuar të komunave pjesëmarrëse është dëshmi e angazhimit të pandërprerë të udhëheqjes komunale për transparencë dhe pjesëmarrje qytetare.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, e ka cilësuar këtë përzgjedhje si një arritje të rëndësishme për komunën:

"Pjesëmarrja në ReLOaD3 është dëshmi e përkushtimit tonë për një qeverisje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të hapur ndaj qytetarëve. Ky program do të sjellë përfitime të prekshme për komunitetin tonë dhe do të fuqizojë rolin e shoqërisë civile në vendimmarrje."

Përmes ReLOaD3, Komuna e Drenasit do të fokusohet në:

Fuqizimin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile

Nxitjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, veçanërisht të rinjve

Ndërtimin e kapaciteteve të administratës komunale dhe sektorit joqeveritar

Përmirësimin e mjedisit ligjor dhe financiar për OJQ-të

Programi pritet të kontribuojë në rritjen e transparencës institucionale, llogaridhënies dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal, duke u fokusuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes qasjes së bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes.


MË SHUME NGA Kosovë