Haxhiu viziton Qendrën `Labyrinth` për luftën kundër varësisë nga droga
BKT
Kosovë

Haxhiu viziton Qendrën `Labyrinth` për luftën kundër varësisë nga droga

RTKlive

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një vizitë në Qendrën “Labyrinth” në Prishtinë, ku u njoh me shërbimet dhe aktivitetet e ofruara për personat që përballen me varësinë ndaj drogave.

Ajo u prit nga drejtori i qendrës, Safet Blakaj, dhe stafi i organizatës.

Qendra “Labyrinth” ofron shërbime në fushën e zvogëlimit të dëmeve nga përdorimi i drogave, trajtimit dhe riintegrimit të personave me varësi. Gjatë vizitës, ministrja u njoh me hapësirat, aktivitetet dhe angazhimin e stafit për të ndihmuar qytetarët në nevojë për mbështetje.

“Përkushtimi ynë për luftimin e varësive ndaj drogave është konkretizuar përmes mbështetjes financiare prej rreth 40 mijë eurosh për Qendrën ‘Labyrinth’, për realizimin e programeve të tyre terapeutike dhe edukative,” tha Haxhiu.

Ajo theksoi se “Droga shkatërron jetë, prandaj parandalimi dhe ndërgjegjësimi janë thelbësore. Megjithatë, trajtimi i varësisë është një hap i rëndësishëm drejt shërimit dhe rikthimit të dinjitetit njerëzor.” 


MË SHUME NGA Kosovë