110 mijë euro subvencione për 2026, për kulturë, rini e sport në Kaçanik
BKT
Kosovë

110 mijë euro subvencione për 2026, për kulturë, rini e sport në Kaçanik

RTKlive

Me qëllim të ngritjes së transparencës komunale dhe marrjes se vendimeve të përbashkëta, sot është mbajtur takimi i parë për konsultim të buxhetit komunal të Kaçanikut, me organizatata jo qeveritare dhe klubet sportive.

Fillimisht nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi hapi takimin, duke i kërkuar të pranishmëve që të paraqesin kërkesat e tyre, që më pas në bazë të shqyrtimeve edhe do të mund të realizohen. Nënkryetari tha se shuma e subvencioneve për vitin 2026 për kulturë, rini e sport është në vlerë 110 mijë euro.

"Po ashtu me buxhetin komunal janë paraparë edhe shumë projekte si sigurim i terreneve sportive, kulturore e aktivitete të tjera. Nënkryetari poashtu i falenderoi OJQ -të dhe Klubet Sportive për punën dhe angazhimin e tyre në lëminë e sportit dhe kulturës. Të pranishmit në këtë takim, kërkuan më shumë mbështetje financiare për klubet dhe OJQ-të që ata përfaqësojnë e hapësira dhe kushte më të përshtatshme për realizimin e aktiviteteve të tyre", njofton Komuna e Kaçanikut.


MË SHUME NGA Kosovë