ZMNV trajton 56 raste të reja për një javë, shumica për dhunë në familje
BKT
Kosovë

ZMNV trajton 56 raste të reja për një javë, shumica për dhunë në familje

E.Hoti/RTKlive

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV)  ka bërë të ditur se ka trajtuar 56 raste të reja gjatë periudhës 18 – 25 korrik 2025, prej të cilave 51 raste lidhen me dhunë në familje.

Përveç tyre, janë trajtuar edhe 1 rast i dhunimit,1 rast i kanosjes,1 rast i keqtrajtimit ose braktisjes së fëmijës dhe 2 raste të shkeljes së urdhrave mbrojtës.

Gjatë kësaj jave janë parashtruar gjithsej 9 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (KUM) dhe 22 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME), ndërsa janë dhënë 24 aktvendime të aprovuara dhe 3 të refuzuara.

ZMNV njofton se gjithashtu ka qenë aktive në 80 seanca gjyqësore, 11 seanca në prokurori, 87 këshilla juridike, 27 aktgjykime dënuese, 2 vendime për kompensim viktimash, 3 kërkesa për kompensim nga fondi, si dhe në përfaqësime e referime në polici, strehimore dhe ANJF.


MË SHUME NGA Kosovë