KRU ‘Prishtina’: Keqpërdorimet alarmante të ujit, në pikën e kuqe
BKT
Kosovë

KRU ‘Prishtina’: Keqpërdorimet alarmante të ujit, në pikën e kuqe

K. K. / RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se është duke trajtuar ujë me kapacitete maksimale të mundshme në Batllavë, Badoc dhe Shkabaj.

Po ashtu, në njoftim theksohet se konsumi i ujit, përfshirë keqpërdorimet alarmante janë në pikën e kuqe.

“LUSIM qytetarët e pikave të ulta që ujin ta shpenzojnë sa më racionalisht, ngase uji nuk po arrinë në pikat e larta”, thuhet njoftimin e kësaj kompanie.

KRU Prishtina thotë se  përndjekja e keqpërdoruesve është në intensitetin më të lartë ndonjëherë.


MË SHUME NGA Kosovë