Hyseni: Gjilani drejt një transformimi modern të transportit publik
BKT
Kosovë

Hyseni: Gjilani drejt një transformimi modern të transportit publik

E.H|RTKlive

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se punimet për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve, po vazhdojnë.

Në njoftim thuhet se udhëtarët dhe autobusët e linjave vendëse e ndërkombëtare, do të kenë një hapësirë të re, funksionale dhe të nevojshme.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se Stacioni i ri i Autobusëve, po merr formë.

“Nga një hapësirë me kushte të vështira, shumë shpejt po shndërrohet në një qendër moderne të transportit publik. Me infrastrukturë bashkëkohore, ambiente dinjitoze dhe parkingje nëntokësore, qytetarët do të kenë një stacion të denjë, që i jep imazh të ri Gjilanit”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregon se investimi prej 1 milion eurosh garanton një hapësirë të re, funksionale dhe të nevojshme për udhëtarët.

 


MË SHUME NGA Kosovë