Kastrati priti komandantin e ri italian të KFOR-it, kolonel Lorenzo Mangia
BKT
Kosovë

Kastrati priti komandantin e ri italian të KFOR-it, kolonel Lorenzo Mangia

V.Th / RTKLive

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, priti komandantin e ri të KFOR-it italian për Rajonin e Perëndimit, kolonel Lorenzo Mangia.

Gjatë takimit, Kastrati e uroi kolonelin për marrjen e komandës dhe e informoi për zhvillimin ekonomik dhe progresin e komunës pas luftës, duke theksuar marrëdhëniet e mira me KFOR-in dhe kontingjentin italian, njofton Komuna e Malishevës.

Kolonel Mangia falënderoi për pritjen dhe vlerësoi punën e KFOR-it, duke përgëzuar për arritjet dhe situatën e qëndrueshme të sigurisë në Malishevë.

Të dy palët u zotuan të vazhdojnë bashkëpunimin për sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për qytetarët.


MË SHUME NGA Kosovë