Prizren, hiqet shtylla elektrike që paraqiste rrezik
BKT
Foto: Enis Tabak / RTK
Kosovë

Prizren, hiqet shtylla elektrike që paraqiste rrezik

Enis Tabak / RTK

Në Prizren, në zonën e re transit, është hequr plotësisht sot një shtyllë elektrike që prej kohësh pengonte qarkullimin e automjeteve dhe paraqiste rrezik për shoferët.

Shtylla, rreth 26 metra e lartë, ndodhej në mes të rrugës që lidhte lagjet Arbana dhe Dardania. Ky pozicion, jo vetëm që e vështirësonte qarkullimin, por edhe rrezikonte jetën e drejtuesve të automjeteve.

Pas shkëputjes së kabllove dje, sot shtylla u hoq përfundimisht gjatë punimeve të vazhduara. Në këtë mënyrë, u zgjidh një problem i rëndësishëm si për sigurinë rrugore, ashtu edhe për funksionalitetin e rrugës. 


MË SHUME NGA Kosovë