Shkatërrohen 763 armë të vogla dhe të lehta në Kosovë
BKT
Kosovë

Shkatërrohen 763 armë të vogla dhe të lehta në Kosovë

Policia e Kosovës ka kryer sot shkatërrimin e 763 armëve të vogla dhe të lehta të konfiskuara gjatë operacioneve hetimore, pas përfundimit të procedurave ligjore dhe vendimeve gjyqësore.

Në ceremoninë e organizuar morën pjesë drejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós, si dhe përfaqësues nga Zyra e BE-së, ambasadat gjermane, franceze, suedeze, britanike, holandeze e norvegjeze, dhe zyrtarë të lartë institucionalë.

Hoxha dhe Queirós theksuan rëndësinë e këtij aktiviteti për sigurinë publike dhe sundimin e ligjit, duke apeluar që të shmanget përdorimi i armëve, sidomos në ceremoni festive.

Shkatërrimi u mbështet nga UNDP përmes Programit për Siguri dhe Siguri në Kosovë (KSSP), me financim nga Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda dhe Norvegjia, me synim uljen e kërcënimit nga armët e paligjshme dhe municioni i tyre. 


MË SHUME NGA Kosovë