Ambasadori britanik për ‘hiking’ në Malet e Sharrit
BKT
Kosovë

Ambasadori britanik për ‘hiking’ në Malet e Sharrit

A.B|RTKlive

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shkuar në Malet e Sharrit këtë fundjavë.

Ai publikoi disa fotografi në ‘Facebook. “Kur kushërinjtë e mi dhe unë planifikuam të shkonim në ‘hiking’ këtë fundjavë, nuk prisnim të ishim në dëborë të thellë! Por kjo i bëri Malet e Sharrit edhe më të bukura se zakonisht. Zbuluam kishën e bukur shpellore pranë Verbeshticës, një pasuri mahnitëse natyrore e Kosovës, që shpresoj të ruhet gjithmonë si për komunitetet vendore ashtu edhe për vizitorët”, shkroi Hargreaves.


MË SHUME NGA Kosovë