Provimi për administratorët falimentues - organizohet në mënyrë elektronike
BKT
Kosovë

Provimi për administratorët falimentues - organizohet në mënyrë elektronike

RTKlive

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar sot për nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ MD–Nr. 07/2025, i cili rregullon provimin, mënyrën dhe procedurën e organizimit, përmbajtjen, mbajtjen dhe vlerësimin e provimeve, si dhe programin për licencimin e administratorëve falimentues.

Në një postim në Facebook, Sallahu thotë se sipas udhëzimit të ri, procesi i licencimit të administratorëve do të jetë i drejtë, transparent dhe i mbështetur në meritë, duke vendosur standarde të reja ligjore dhe etike.

Për herë të parë, provimi do të organizohet plotësisht në mënyrë elektronike përmes platformës e-Kosova, duke u larguar nga praktikat e vjetra burokratike dhe duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe modernizimit të drejtësisë.

Ministria nënvizon se profesionalizmi dhe integriteti mbeten parakusht kryesor për çdo avancim në këtë proces.

 


MË SHUME NGA Kosovë