09:06 / 12.10.2025
Procesi zgjedhor në Prizren, mbi 190 mijë qytetarë me të drejtë vote
K. K. / RTKlive
Në komunën e Prizrenit ka nisur procesi zgjedhor, ku qytetarët po ushtrojnë të drejtën e votës.
Sipas të dhënave zyrtare, në këtë komunë janë të hapura 76 qendra votimi, me gjithsej 236 vendvotime.
Të drejtë vote kanë 191,752 qytetarë, ndërsa 2,507 të rinj po votojnë për herë të parë, duke shënuar pjesëmarrjen e tyre të parë në një proces demokratik.























