Policia në Vushtrri mban ligjërata për parandalimin e substancave narkotike
K. K. / RTKlive
Me qëllim të parandalimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor Vushtrri, po mbajnë ligjërata me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Vushtrri.
Sipas njoftimit, këto ligjërata, kanë për synim parandalimin dhe vetëdijesimin e nxënësve për rrezikun dhe pasojat e substancave narkotike.
"Pjesë përbërëse e ligjëratave është njoftimi për detyrat dhe përgjegjësitë që zbaton policia në fushën e parandalimit ashtu edhe në atë të reagimit, gjegjësisht trajtimit të rasteve të kësaj natyre si dhe për pasojat që shkakton kjo dukuri", thuhet në njoftim.
Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor.























