Pjesëtarët e KFOR-it mbështesin aksionin për dhurim vullnetar të gjakut
BKT
Kosovë

Pjesëtarët e KFOR-it mbështesin aksionin për dhurim vullnetar të gjakut

N.M. /RTKlive

Në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, u zhvillua një takim ndërmjet Komandantit të LMT-KB nga KFOR-i, Alfio Simone Signorelli, dhe UD Drejtoreshës së QKKTGJ-së, Dr. Bahrije Halili Gjocaj.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe organizimin e aksioneve periodike të dhurimit vullnetar të gjakut nga pjesëtarët e KFOR-it, me qëllim të furnizimit të qëndrueshëm me gjak dhe produkte të tij për pacientët në nevojë, njofton QKKTGJ.

Qendra për Transfuzion të Gjakut falënderon KFOR-in për mbështetjen e përkushtuar dhe angazhimin në këtë kauzë humane.


MË SHUME NGA Kosovë