Moti për javën e ardhshme, i ndryshueshëm
E.H|RTKlive
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale dielli.
Të hënën më 17 nëntor temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4°C, ndërsa maksimalet nga 14 deri në 17°C.
Të martën moti do të jetë i vranët dhe me shi, në male mbi 1500 metra priten reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4–6°C, maksimalet nga 8–11°C.
Të mërkurën pritet të mbaj kryesisht mot i vranët, vende-vende me shi. Temperaturat minimale 2–5°C, maksimalet 9–11°C.
Të enjten do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale 2–5°C, maksimalet 12–14°C.
Ndërsa të premten me diell dhe vranësira të shpërndara, me mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat minimale 3–6°C, maksimalet 13–15°C.
Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm, sidomos në zonat malore ku priten reshje bore.























