Rritet niveli i ujit në Badovc dhe Batllavë, furnizimi normalizohet sot
BKT
Kosovë

Rritet niveli i ujit në Badovc dhe Batllavë, furnizimi normalizohet sot

K. K. / RTKlive

Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të fundit, niveli i ujit në Liqenin e Badovcit është rritur për 1.3 metra, duke shkaktuar turbullira dhe vështirësi në procesin e trajtimit të ujit.

Ndërsa në Liqenin e Batllavës, niveli i ujit ka shënuar rritje prej 1.4 metrash krahasuar me situatën 48 orë më parë.

Sipas njoftimit, situata është përmirësuar dukshëm sot, dhe gjatë ditës pritet normalizimi i furnizimit me ujë në të gjitha zonat e prekura.


MË SHUME NGA Kosovë