Kërkohet drejtësi për Daorsa Spahija në Gjakovë
BKT
Kosovë

Kërkohet drejtësi për Daorsa Spahija në Gjakovë

Islam Haxhiu / RTK

Sot, në Gjakovë është mbajtur protestë, ku u kërkua drejtësi për Daorsa Spahija, 25-vjeçaren që vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.

Shumë qytetarë të tubuar në Parkun e Qytetit kanë kërkuar drejtësi për studenten Daorsa Spahija.

Protestuesit kërkuan hetim të plotë, transparencë dhe marrjen e përgjegjësive institucionale për zbardhjen e rastit tragjik të 25-vjeçares.


MË SHUME NGA Kosovë