Në Drenas mbahet Akademi kushtuar Kongresit të Manastirit
BKT
Kosovë

Në Drenas mbahet Akademi kushtuar Kongresit të Manastirit

RTKLive

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Drenas u mbajt Akademia Solemne kushtuar Kongresit të Manastirit.

Ceremonia u hap me intonimin e Himnit Kombëtar dhe të Republikës së Kosovës, ndërsa në sallë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve, mësues, nxënës dhe qytetarë të shumtë.

Në shenjë nderimi për rilindasit dhe delegatët e Kongresit të Manastirit, u mbajt një minutë heshtje.

Fjalën e rastit e mbajti Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, i cili theksoi rëndësinë e kësaj dite për identitetin tonë kombëtar. Më pas, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Herolindë Krasniqi, foli për rolin e kulturës dhe arsimit në ruajtjen e gjuhës shqipe.

Programi vazhdoi me një ligjëratë historike nga profesor Arben Hoxha, i cili solli një shpjegim të qartë dhe të thelluar mbi rrugën që çoi drejt vendimit të vitit 1908.

“Në përmbyllje, u nënvizua se Kongresi i Manastirit mbetet një prej shtyllave më të forta të identitetit tonë kombëtar, ndërsa Dita e Alfabetit na kujton detyrën që kemi për ta ruajtur dhe kultivuar gjuhën shqipe”, njofton Komuna e Drenasit.

 


MË SHUME NGA Kosovë