Ngjarjet e datës 9 dhjetor
RTKIive
Ngjarjet e datës 9 dhjetor
Mbahet Java e Ekonomisë Formale dhe Tregtisë së Ndershme, për transparencë, konkurrencë të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm. (Prishtinë)
Agjencia për Informim dhe Privatësi, mban konferencën “Zvogëlimi i barrës administrative nëpërmjet Sistemit të Menaxhimit të Rasteve të Agjencisë për Informim dhe Privatësi”.
Vazhdon Java e Integritetit 2025 – Parandalimi i Korrupsionit në Prokurimin Publik.
Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë mbledhjen inauguruese. (Objekti i Komunës, Prishtinë)
Iniciativa për Progres (INPO) publikon raporti “Anulimet – forma më e heshtur e keqpërdorimit në prokurim publik”, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2025.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Ruajtja e Integritetit të Administratës Publike përmes Pezullimit dhe Ndalimit të Funksioneve për Zyrtarët e Akuzuar për Korrupsion: Sfidat dhe Praktika”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Rrjeti CSR Kosova, si partner implementues i projektit të UNFPA “Expanding Choices: Gender-Responsive Family Policies for the Private Sector in the Western Balkans – Faza II”, mban ceremoninë e Nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me sektorin privat.
Transformimi i vendeve të punës: Liderët e Sektorit Privat Angazhohen për Politika Miqësore për Familjen”.(Prishtinë)
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, organizon diskutimin e nivelit të lartë diplomatik.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) Kosovë, së bashku me Zyren e Koordinatorit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDCO) organizojnë “Vija që Pikturon Rinia” – Ceremoninë e Çmimeve dhe Ekspozitën e Pikturave.























