10:28 / 30.12.2025
Zjarr në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren (Video)
Enis Tabak /RTK
Në Prizren, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës ka shpërthyer një zjarr i madh në një objekt.
Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë e zjarrfikësve, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll.
Deri më tani nuk njoftohet për të lënduar, dhe ka vetëm dëme materiale.























