Trafik i rënduar në Prizren pas pushimeve të Vitit të Ri
BKT
Foto: Enis Tabak
Kosovë

Trafik i rënduar në Prizren pas pushimeve të Vitit të Ri

Enis Tabak /RTK

Me nisjen e kthimit të shumë bashkatdhetarëve që qëndruan në Kosovë gjatë pushimeve të Vitit të Ri, në Prizren është vërejtur një rritje e ndjeshme e qarkullimit rrugor.

Gjatë ditës së sotme, veçanërisht në rrugët kryesore të qytetit, është regjistruar fluks i shtuar i automjeteve, ndërsa në disa zona janë krijuar edhe kolona të gjata.

Si pasojë, lëvizja brenda qytetit është ngadalësuar, duke shkaktuar pritje të herëpashershme për drejtuesit e automjeteve.


MË SHUME NGA Kosovë