Kuvendi i Komunës së Shtimes zgjedh kryesuesin
BKT
Kosovë

Kuvendi i Komunës së Shtimes zgjedh kryesuesin

RTKlive

(E plotësuar) Ka vazhduar sot seanca e datës 31 dhjetor, e thirrur për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Shtimes.

"Në këtë seancë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Yllkë Fejzullahun si kandidate për kryesuese, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Rrahman Jakupin si kandidat. Pas procesit të votimit të fshehtë, me shumicë votash, ku Rrahman Jakupi mori 12 vota, ndërsa Yllkë Fejzullahu 9 vota, kryesues i Kuvendit të Komunës së Shtimes u zgjodh Rrahman Jakupi", njofton Komuna e Shtimes.

Lëvizja Vetëvendosje - Shtime, reagon lidhur me zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit në Komunën e Shtimes

Por Lëvizja Vetëvendosje - Shtime, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit në Komunën e Shtimes

'Sot, gjatë procesit të votimit për Kryesuesin e Kuvendit Komunal në Shtime, u bë e qartë mungesa e vullnetit për respektimin e frymës qytetare të zgjedhjeve të fundit nga subjektet opozitare. Përkundër takimeve dhe diskutimeve të hapura që si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi pasur me ekipën përfaqësuese të LDK-së në Shtime, si dhe përkundër gatishmërisë sonë për bashkëqeverisje reale në interes të qytetarëve, LDK zgjodhi një rrugë tjetër. Në pamundësi për t’i plotësuar kërkesat e paarsyeshme që ishin tentim për gllabërimin e gjysmës së qeverisjes sonë, ata shumë shpejt vendosën të bashkohen me PDK-në", thuhet në reagim.

Kështu, sipas VV-së, atai bashkuan votat për ta vendosur në krye të Kuvendit Komunal Rrahman Jakupin, Kryetarin aktual të PDK-së.

Sipas  Lëvizjes Vetëvendosje - Shtime, qytetarët e Shtimes kanë votuar për vazhdimësi të punëve të mira, për qeverisje të ndershme e parimore, zhvillim dhe integritet, jo për rikthimin e akterëve të keqqeverisjes së kaluar.

"Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shtime do të vazhdojë të qëndrojë konsistente dhe parimore, në shërbim të interesit publik. Ne mbetemi zëri i qytetarëve që kërkojnë drejtësi, transparencë dhe qeverisje me integritet, pavarësisht pazareve politike që bëhen pas dyerve të mbyllura",, thuhet në reagim.


MË SHUME NGA Kosovë