Reshjet, qytetarët paralajmërohen të mos lëvizin pa nevojë
BKT
Kosovë

Reshjet, qytetarët paralajmërohen të mos lëvizin pa nevojë

Komuna e Malishevës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj qytetarëve për shkak të gjendjes së rënduar që ka krijuar moti i keq dhe reshjet e pandërprera të shiut.

Shtabi Emergjent për Menaxhimin e Situatave Emergjente apelon tek të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Shumë rrugë janë bllokuar nga uji për shkak të rritjes së nivelit të lumenjve dhe përroskave, duke e vështirësuar qarkullimin. Andaj lusim qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë dhe, në rastet kur lëvizja është e domosdoshme, të përdorin rrugët alternative,” thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se të gjitha ekipet emergjente janë në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës.


MË SHUME NGA Kosovë