Lladrovci: Rruga Drenas–Guri i Plakës mbetet e bllokuar
BKT
Kosovë

Lladrovci: Rruga Drenas–Guri i Plakës mbetet e bllokuar

RTKlive

Rruga Drenas–Guri i Plakës është aktualisht e vetmja rrugë e bllokuar pas situatës së krijuar nga vërshimet në Komunën e Drenasit, ka bërë të ditur kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

Sipas tij, reshjet kanë ndalur, ndërsa rrugët e tjera që më parë kanë qenë të bllokuara tani janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar nga qytetarët.

Lladrovci ka njoftuar se angazhimet me prioritet për ujin te Lokalet e Reja, afër Stacionit të Autobusëve, po japin rezultat dhe situata pritet të përmirësohet së shpejti.

Kryetari i Drenasit ka falënderuar qytetarët për respektimin e vendimeve të Drejtorisë së Emergjencave dhe Policisë së Kosovës, duke i ftuar që të respektojnë vendimet e organeve kompetente, të japin ndihmë ku munden për tejkalimin e situatës dhe të shtojnë kujdesin. 


MË SHUME NGA Kosovë