Uji ende i papijshëm pas përmbytjeve në rajonin e Mitrovicës |VIDEO
BKT
Kosovë

Uji ende i papijshëm pas përmbytjeve në rajonin e Mitrovicës |VIDEO

Edona Podvorica/RTK

Përveç dëmeve materiale, përmbytjet shkaktuan probleme edhe me furnizim me ujë të pijshëm. Kjo për faktin se për shkak të turbullirave, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë disa herë në tri ditët e fundit në Mitrovicë, Skenderaj e Vushtrri, për shkak të rrëshqitjeve të dheut përgjatë kanalit të Ibër-Lepencit, diçka që ka pamundësuar trajtimin e ujit në impiantet në Shkabaj e Bivolak, prej nga bëhet shpërndarja e ujit për qytetarët e këtij rajoni.

Në Shipol të Mitrovicës ndodhet fabrika e trajtimit të ujit për rajonin e Mitrovicës. E në të ndodhet edhe laboratori qendror, që po monitoron cilësinë e ujit, i cili aktualisht nuk është i pijshëm. Në mesditë, kjo fabrikë po çonte në shtëpitë e banorëve të këtij rajoni ujë me kapacitete të plota, pas ndërprerjeve që ndodhën sërish natën, si pasojë e turbullirës së lartë.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti, i tha RTK-së se nga mëngjesi kanë bërë përpjekje për rifillimin e trajtimit të ujit dhe shpërndarjes së tij për konsum.

Nga rezultatet e analizave që po kryhen çdo 30 minuta brenda Laboratorit Qendror, të dhënat kanë treguar se parametrat e ujit po përmirësohen.

Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë disa herë në tri ditët e fundit në Mitrovicë, Skenderaj e Vushtrri, për shkak të rrëshqitjeve të dheut përgjatë kanalit të “Ibër-Lepencit”, diçka që ka pamundësuar trajtimin e ujit në impiantet në Shkabaj e Bivolak prej nga bëhet shpërndarja e ujit për qytetarët e këtij rajoni.

Qytetarët do të njoftohen sapo të gjithë parametrat të jenë brenda standardeve të ujit të pijshëm, në përputhje me udhëzuesin administrativ.


MË SHUME NGA Kosovë