Kryetari i Shtimes kujton heroin e kombit Ahmet Kaçiku
BKT
Kosovë

Kryetari i Shtimes kujton heroin e kombit Ahmet Kaçiku

Valbona Thaçi / RTKLive

Qemajl Aliu, Kryetar i Komunës së Shtimes sot, në 27-vjetorin e rënies heroike të Komandant Ahmet Kaçikut, ka përkujtuar atë duke thënë se përulemi me nderim para veprës dhe sakrificës së tij sublime për çlirimin e Kosovës dhe për mbrojtjen e trupave të martirëve të Reçakut.

Ahmet Kaçiku, Komandant i Brigadës 161 në Zonën Operative të Nerodimes, ishte shembull i përgjegjësisë dhe vendosmërisë në një prej periudhave më të rënda për vendin.

Aliu tutje ka shtuar se si Hero i Kombit dhe Komandant i UÇK-së, Ahmet Kaçiku mbetet figurë udhërrëfyese e rezistencës sonë, simbol i trimërisë, besnikërisë dhe dashurisë së pakushtëzuar për atdheun.

Ai po ashtu është shprehur se kujtimi për Ahmet Kaçikun është i gjallë dhe i përhershëm, i rrënjosur thellë në historinë dhe ndërgjegjen tonë kolektive.

“Lavdi veprës së tij dhe të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar ai ne Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë