Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
BKT
Kosovë

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Ka vdekur gazetarja kosovare Qefsere Nishevci. Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK.

Nishevci i përkiste brezit të gazetarëve që me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuuan në zhvillimin e gazetarisë në Kosovë. Ajo ishte e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi shqipe dhe karrierën e saj e kishte nisur në vitin 1982 si gazetare në “Zërin e Rinisë”, duke lënë gjurmë në informimin dhe edukimin e brezave të rinj.

"Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj", përfundon telegrami i ngushëllimit. 


MË SHUME NGA Kosovë