Ngjarjet e datës 22 janar
RTKLive
Ngjarjet e datës 22 janar 2026
Ministri në detyrë i MBPZHR-së, Imri Demelezi, merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Programit të Pylltarisë. (Prishtinë, ora 10:00-13:00)
Mbahet sesioni i fundit informues për Skemën e Granteve për Energji të Pastër. (Prishtinë, ora 10:00)
Në përvjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, OVL-UÇK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 10:00)
Instituti GAP prezanton premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale për mandatin 2025 – 2029.( Zyra e Institutit, Prishtinë, ora 10:00).
Mbahet ceremonia e diplomimit të 21 kadetëve për zjarrfikës. Merr pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Prishtinë, ora 11:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie për çështjen e reduktimeve dhe problemet energjetike. (Selia Qendrore e LDK-së, Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet ceremonia e inaugurimit të skenerit mobil, investim në forcimin e kontrolleve doganore dhe rritjen e sigurisë kufitare. (Pikëkalimi kufitar, Merdarë, ora 13:00)























