Behluli: Gjendja e sigurisë në Shtime ka qenë stabile
BKT
Kosovë

Behluli: Gjendja e sigurisë në Shtime ka qenë stabile

Emine Hoti/RTKlive

Në ambientet e Stacionit Policor në Shtime, komandanti i këtij stacioni, toger Haxhi Behluli, prezantoi sot raportin vjetor të punës dhe rezultateve të arritura gjatë vitit 2025

Sipas njoftimit nga Komuna e Shtimes, në takim ishin të pranishëm kryetari i kësaj komune Shtimes, Qemajl Aliu, drejtori i Shërbimeve Publike, Halil Kurtishi, si dhe përfaqësues dhe drejtues të institucioneve komunale dhe rajonale.

“Komandanti Behluli theksoi se, megjithë sfidat, gjendja e sigurisë në komunë ka qenë stabile, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional.

Nga ana e tij, kryetari Aliu vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet ne njoftim.

Në shenjë mirënjohjeje, Stacioni Policor ndau mirënjohje për kryetarin Aliu, përfaqësues institucionalë dhe policët e stacionit për kontributin e tyre në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

 


MË SHUME NGA Kosovë