Përfaqësuesit e platformës `Liria ka Emër` priten nga Gjini në Gjakovë
BKT
Kosovë

Përfaqësuesit e platformës `Liria ka Emër` priten nga Gjini në Gjakovë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, vizitoi Komunën e Gjakovës, ku u prit në takim nga kryetari i komunës, Ardian Gjini.

Ndër të tjera u theksua rëndësia e drejtësisë së paanshme dhe të largët nga ndikimet politike.

“Mbështetja juaj është mesazh i rëndësishëm për qytetarët e Gjakovës dhe për gjithë Kosovën: drejtësia duhet të jetë e paanshme, larg politikës dhe në shërbim të së vërtetës”.

Po ashtu thuhet se më 17 shkurt në Prishtinë do të mbahet marshim nga qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit për drejtësi të vërtetë dhe dinjitet njerëzor.

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës dhe mbarë Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi paqësor, si shprehje e kërkesës për drejtësi të paanshme për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, sipas organizatorëve, po mbahen në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vjet.

Sipas platformës, ky marsh përfaqëson një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika.


MË SHUME NGA Kosovë