Në Ferizaj shënohet Dita Botërore e Radios
BKT
Kosovë

Në Ferizaj shënohet Dita Botërore e Radios

Afet Bela/RTKLive

Sot, në sheshin e qytetit të Ferizajt, Klubi i Gazetarëve “Haki Braha” organizoi një aktivitet simbolik për shënimin e 13 Shkurtit-Ditës Botërore të Radios.

Në një ambient të improvizuar si studio radioje, me muzikë, intervista dhe lajme të transmetuara drejtpërdrejt për qytetarët, u rikthye fryma dhe magjinë që radioja ka sjellë ndër vite në jetën tonë të përditshme.

"Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve, të shoqatave dhe subjekteve të ndryshme, punëtorë të radios ndër vite, si dhe qytetarë, duke e bërë këtë ditë një moment të veçantë reflektimi dhe mirënjohjeje. Me këtë rast, kujtuam me respekt ish-punëtorët e radios, të cilët dhanë kontribut të çmuar në informimin dhe edukimin e publikut.  Shprehëm mirënjohjen më të thellë për dëgjuesit tanë, të cilët na kanë mbajtur gjallë ndër vite me besimin dhe mbështetjen e tyre. Radioja është më shumë se një valë frekuence-është kujtesë, emocion dhe zë i qytetit", thuhet në njoftim të  Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” nga Ferizaj.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

"Në Ditën Botërore të Radios, pata kënaqësinë e veçantë të bashkëbisedoj me gazetarët ferizajas në organizimin e veçantë e simbolik të Klubit të Gazetarëve "Haki Braha" nga Ferizaj, ku përmes frekuencës së Radios së Qytetit urova dëgjuesit për këtë datë me vlerësimin për rolin e radios e gazetarëve dhe homazhin për gazetarët që më nuk jetojnë", ka shkruar ai në 'facebook'.

 


MË SHUME NGA Kosovë