Aliu uron Komunitetin Ashkali në Ditën e Flamurit Ashkali
Emine Hoti/RTKlive
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka uruar komunitetin ashkali në shënim të 15 shkurtit, Ditës së Flamurit Ashkali. Aitheksoi angazhimin e bashkërenduar për mirëqenien e këtij komuniteti dhe të gjithë qytetarëve të Ferizajt.
Në postimin e tij në Facebook, Aliu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe integrimit të plotë të komunitetit ashkali në jetën sociale dhe ekonomike të Ferizajt.
“Në shënim të 15 Shkurtit - Ditës së Flamurit Ashkali, tashmë si tradicionalisht, prita lidershipin politik e institucional të komunitetit ashkali, prirë nga Nënkryetari për Komunitete i Komunës së Ferizajt, Jeton Emini, për t'i uruar për festën e përmes tyre për të uruar edhe të gjithë bashkëqytetarët e komunitetit ashkali. Angazhohemi bashkë, për më të mirën për të gjithë.Për të gjithë komunitetin ashkali në Ferizaj e më gjerë - Urime Dita e Flamurit Ashkali!”, ka shkruar Aliu.























