Reduktim i ujit në Prishtinë dhe Fushë Kosovë për shkak të turbullirave
BKT
Kosovë

Reduktim i ujit në Prishtinë dhe Fushë Kosovë për shkak të turbullirave

Emine Hoti/RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar konsumatorët për reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit dhe rrethinave, si pasojë e turbullirave në kanalin Ibër-Lepenc dhe punimeve në ITU Shkabaj. Ekipet e kompanisë janë në terren dhe po monitorojnë situatën.

Sipas kësaj kompanie, zona kryesore të prekura përfshijnë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë. Kompania paralajmëron se ndikime do të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.Për orar të reduktimeve njoftoheni pas pak”, thuhet në njoftim.

 

 

 


MË SHUME NGA Kosovë