Zbulim i rrallë mineralogjik në minierën e `Trepçës`
BKT
Kosovë

Zbulim i rrallë mineralogjik në minierën e `Trepçës`

Kimete Kasumi/ RTKlive

Nga miniera e “Trepçës” është arritur të nxirret një kristal madhështor.

Sipas njoftimit nga miniera “Trepça”, kristali ka përmasa 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi.

"Një falënderim i veçantë shkon për minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim të përditshëm bënë të mundur nxjerrjen e këtij thesari natyror nga zemra e nëntokës së ‘Trepçës’.

Ky kristal nuk është vetëm një formacion i rrallë mineralogjik, po simbol i punës së palodhur, traditës shekullore dhe shpirtit të pathyeshëm të minatorit të ‘Trepçës’”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë