Lladrovci: Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet pa Epopenë e UÇK-së
BKT
Kosovë

Lladrovci: Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet pa Epopenë e UÇK-së

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se historia e Kosovës dhe e kombit nuk mund të shkruhet pa Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e familjes Jashari.

Lladrovci ka bërë homazhe në Memorialin e Jasharajve në Prekaz, Marinë dhe Gllanasellë, së bashku me Abaz Gjukën, bashkëpunëtorët, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe veteranët.

Ai ka shkruar në rrjetet sociale se gjatë vizitës kanë takuar edhe Rifat Jashari dhe kanë shprehur nderim për Epopenë e UÇK-së dhe familjen Jashari, në krye me Adem Jashari.

“Historia e Kosovës dhe kombit, pa Epopenë e UÇK-së nuk mund të shkruhet. Sot e gjithmonë përkulemi me nder para sakrificës madhore të Jasharajve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari! Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Lladrovci. 


MË SHUME NGA Kosovë