Policia me ligjërata vetëdijesimi për nxënësit e shkollave
BKT
Kosovë

Policia me ligjërata vetëdijesimi për nxënësit e shkollave

Kimete Kasumi/ RTKlive

Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka bërë të ditur se në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalim dhe vetëdijesim, gjatë kësaj jave ka zhvilluar ligjërata me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Mitrovicën e Jugut, Vushtrri e Skenderaj.

"Ligjëratat janë realizuar nga njësitet e Policisë në Bashkësi, me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek të rinjtë lidhur me pasojat e përdorimit të substancave narkotike dhe ndikimin e tyre në aspektin individual dhe shoqërore që sjell përdorimi i substancave narkotike", thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor.


MË SHUME NGA Kosovë