Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
BKT
Kosovë

Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se sot në këtë qytet është përuruar stacioni i ri i autobusëve.

Ai ka thënë se ky projekt, është projekt drejt një qyteti më modern, të rregullt dhe më funksional.

"Sot përuruam stacionin e ri të autobusëve, një projekt konkret drejt një qyteti më modern, më të rregullt dhe më funksional. Një hapësirë dinjitoze për qytetarët dhe një standard i ri për transportin publik. Vazhdojmë përpara me projekte që bëjnë ndryshimin!", ka shkruar Lushtaku.


MË SHUME NGA Kosovë