12:10 / 16.04.2026
Ujësjellësi “Prishtina” intervenon sot në disa zona të qytetit dhe rrethinë
Shqipe Gashi|RTKlive
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. njofton se sot ekipet e mirëmbajtjes do të jenë të angazhuara në disa zona të qytetit dhe rrethinës.
Sipas njoftimit, intervenimet do të kryhen në rrugët: Beqir Gashi, Mustafë Shema, Ernest Zariqi, Leka i Madh, Bashkim Fehmiu, Kristaq Cepa dhe Naim Hyseni, si dhe në fshatin Besi.
Këto punime janë pjesë e aktiviteteve të rregullta të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, me qëllim përmirësimin e furnizimit dhe funksionimit të infrastrukturës. Ujësjellësi u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të intervenimeve.























