Rrëshqitja e dheut në Shkabaj dëmton gypin e ujit
A.Bela/RTKLive
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj.
Për shkak të këtij dëmtimi, do të ketë reduktime në furnizim me ujë në Fushë-Kosovë, Obiliq dhe lagjen “Kalabri”, por do të ketë ndikim edhe në pjesë tjera të qytetit të Prishtinës.
"Për shkak të rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj, është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj. Si pasojë e këtij dëmtimi, do të ketë reduktime në furnizimin me ujë në këto zona: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Lagjja Kalbria. Ndikime priten edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës. Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e problemit. Për orarin e reduktimeve do t’ju mbajmë të informuar në vazhdim", thuhet në njoftim.























