Haxhiu takon Prebrezën, në fokus fuqizimi i grave në Fushë Kosovë
G.K/RTKlive
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar me Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ku është diskutuar për projekte në interes të qytetarëve dhe mbështetjen e organizatave që punojnë me gratë.
Në njoftimin e Presidencës theksohet se u.d. presidentja Haxhiu dhe kryetari Prebreza, biseduan për sfidat me të cilat përballen gratë çdo ditë, për nevojën që zëri i tyre të dëgjohet më shumë dhe për rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta për secilën prej tyre.
"Sipas U.D. Presidentes Haxhiu, është e domosdoshme që të jemi pranë këtyre iniciativave dhe t’i mbështesim ato vazhdimisht, në mënyrë që çdo grua të ketë hapësirën dhe përkrahjen që meriton", thuhet në njoftim.























