Bie fasada në një objekt në Prishtinë, intervenojnë ekipet emergjente
E.Hoti/RTKlive
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se ka rënë një pjesë e fasadës së një objekti banesor në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Në vendngjarje kanë dalë ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, të cilat po intervenojnë për sigurimin e zonës pas incidentit.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të respektojnë perimetrin e sigurisë deri në përfundim të ndërhyrjes, me qëllim parandalimin e ndonjë rreziku apo lëndimi.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe, gjatë kohës kur ekipet emergjente janë në intervenim, të largohen nga zona e rrezikut dhe të respektojnë perimetrin e sigurisë, me qëllim të shmangies së çdo incidenti apo lëndimi të mundshëm”, thuhet në njoftim.
Siguria e qytetarëve, sipas njoftimit, mbetet prioritet kryesor.























