07:49 / 28.05.2026
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperatura deri në 27°C
N.M. /RTKlive
Mbi vendin tonë të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 deri në 27 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-10 m/s.
Kjo javë po karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku do të alternohen periudhat me diell dhe vranësira.























