Lladrovci ngushëllon familjen Binaku pas tragjedisë në Shëngjin
BKT
Kosovë

Lladrovci ngushëllon familjen Binaku pas tragjedisë në Shëngjin

Valbona Thaçi / RTKLive

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Binaku, pas ngjarjes tragjike të ndodhur të enjten në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova, njëri prej tyre nga fshati Gllobar i Drenasit.

 

Në telegramin e ngushëllimit, Lladrovci theksoi se kjo humbje e rëndë dhe e parakohshme ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunën e Drenasit.

“Në këto momente dhimbjeje, ndajmë pikëllimin me familjen Binaku dhe lutemi që ata të gjejnë forcë për ta përballuar këtë tragjedi”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Në emër të Komunës së Drenasit dhe qytetarëve të saj, Lladrovci ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për familjen e të ndjerit në këto çaste të vështira.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për të ndjerin. Për familjen, miqtë dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, ngushëllimet më të thella”, përfundon telegrami.


MË SHUME NGA Kosovë