Rrokullisja e kamionit shkaktoi kolona të gjata në autostradë
BKT
Kosovë

Rrokullisja e kamionit shkaktoi kolona të gjata në autostradë

Enis Tabak / RTK

Në autostradën "Ibrahim Rugova" është shkaktuar ngarkesë në trafik si pasojë e një aksidenti ku u rrokullis një kamion.

Si rrjedhojë e rrokullisjes së kamionit, në autostradë u krijuan kolona të gjata automjetesh, ndërsa në vendin e ngjarjes dolën policia dhe ekipet përkatëse. Për shkak të këtij aksidenti, qarkullimi po zhvillohet në mënyrë të kontrolluar, ndërsa nga shoferët kërkohet të kenë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e policisë.

Lidhur me këtë rast policia i ka nisur hetimet.

 


MË SHUME NGA Kosovë