IKSHPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta gjatë fundjavës
BKT
Kosovë

IKSHPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta gjatë fundjavës

Sh.G.|RTKlive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, pasi sipas parashikimeve meteorologjike vendi do të përfshihet nga temperatura të larta, të cilat klasifikohen si valë e të nxehtit me intensitet mesatar.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se temperaturat e larta mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht te kategoritë më të ndjeshme të popullsisë, si fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

Instituti rekomandon shmangien e qëndrimit të gjatë në diell dhe në ambiente të nxehta, mbajtjen e hapësirave të banimit sa më të freskëta, konsumimin e rregullt të ujit dhe kujdes të veçantë për foshnjat, fëmijët dhe personat e moshuar.

“Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, si dhe kujdesuni për personat më të ndjeshëm ndaj vapës”, thekson IKSHPK-ja.


MË SHUME NGA Kosovë